Banorët e Çikatovës kërkojnë ndihmën e Qeverisë për problemet pronësore

GllogocPostuar: 11:11 / 11.01.2019

Rreth 70 banorë të lagjeve “Makolli”, “Morina” dhe “Muzhakë” të fshatit Çikatovë e Vjetër në Drenas janë mbledhur të enjten në mesditë, kanë nisur një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, nga e cila po kërkojnë ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje rreth problemeve pronësore që i kanë me Komunën e Drenasit dhe Kompaninë “Feronikeli”.

Habib Makolli, banor i lagjes “Makolli”, nga ku fshat ka thënë se po protestojnë për shkak se pronat e tyre u janë sekuestruar para fillimit të luftës në Kosovë, por se ato nuk u janë kompensuar kurrë.

Ndërkaq, sipas tij, ato prona ishin privatizuar bashkë me Kompaninë “Feronikeli”, ani që në to jetojnë një numër i madh banorësh, të cilët i kanë edhe shtëpitë e tyre aty. Por se së fundmi institucionet po kërkojmë nga ta lirimin e atyre pronave, shkruan sot Koha Ditore.

Por banorët nuk do t’i lirojnë këto prona pa u bërë kompensimi i tyre, ka thënë Makolli, i cili së bashku me afro 70 banorë të tjerë të fshatit, ku kishte edhe banorë, thanë se janë të vendosur që të qëndrojnë gjatë tërë ditës para objektit të Qeverisë, me gjithë motin me borë dhe temperaturat e ulëta.

Makolli ka thënë se banorët janë të vendosur që të mos ndërprenë protestën, pa u takuar me zyrtarët qeveritarë.