Bëhen me asfalt disa lagje në Zabel të Drenasit

GllogocPostuar: 13:59 / 07.11.2017

Përfunduan punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Zabel të Ultë përkatësisht Lagja Haxholli, Buqinca dhe Smajli si dhe në Drenas II, rruga Islam Kastrati dhe Luljeta Shala.

Në vazhdën e punëve të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtori Idriz Hysenaj me bashkëpunëtor vizituan punimet në këto fshatra, me ç’rast banorët u shprehen shumë të kënaqur me punën e bërë në punimin e këtyre rrugëve.

/InfoKomuna/