Drenas, parkingu i qytetit menaxhohet nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

GllogocPostuar: 15:18 / 09.01.2018

Pas miratimit të vendimit nga ana e Kuvednit të Komunës për shfytëzimin e përkohëshëm të parkingut të qytetit dhe pas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe zyrtarisht, sot i është dorëzuar kjo pjesë për shfrytëzimin e veturave që do ta menaxhojn shoqatat e dala nga lufta.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, sot i ka dorëzuar këtë pjesë shoqatave e cila do të menaxhojë me të hyrat e krijuara në këtë hapsësirë publike. /InfoKomuna/