Drenasi bëhet me parking te ri në qendër të qytetit

GllogocPostuar: 14:17 / 20.07.2017

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, që nga dita e enjte ka bërë hapjen e parkingut të ri i cili mundëson mbi 110 vende për qëndrimin e veturave.

Hapjen e këtij parkingu e ka bërë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi.

Parkingu gjendet mbrapa Stacionit të Autobusëve dhe është i hapur nga ora 07:30 të mëngjesit deri në ora 23:00, 7 ditë ne javë. Parkingu është me pagesë simbolike prej 0.20 euro për orë, ndërsa hapja e tij është bërë për arsye se gjatë sezonit të verës, shumë bashkatdhetar tanë gjinden për pushime ne familjet e tyre dhe qyteti ofron pak mundësi parkingu, mirëpo kjo ka ardhur edhe ne bazë të kërkesave të shumta të qytetarëve.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka thënë se me hapjen e këtij parkingu, do të lehtësohen rrugët ne qendër të qytetit, njëherit i benë thirrje gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë parking dhe të mos parkojnë veturat e tyre ku është e ndaluar me Ligj, sepse rrezikojnë edhe konfiskimin e veturave nga ana e Policisë.