Drenasi diskuton për të drejtat e fëmijëve

GllogocPostuar: 12:51 / 17.05.2018

Në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur dëgjimi me publikun për t’u diskutuar Rregullorja për Mbrojtën dhe Realizmin e të Drejtave të Fëmijëve në Komunën e Drenasit.

Dëgjimin me publikun e ka hapur kryesuesi i Grupit Punues, Hazir Elshani, i cili edhe e ka lexuar në tërësi rregulloren në fjalë.

Nga të pranishmit janë paraqitur sugjerime dhe propozime të cilat do të inkorporohen në këtë dokument për mbrojtjen e fëmijëve.

Grupi Punues ka hartuar draftin e kësaj rregulloreje, e cila është paraqitur në këtë dëgjim me publikun. Kjo rregullore është bërë me ndihmën e OJQ-së, SDSF dhe KOMF të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Pas këtij dëgjimi, rregullorja do të dërgohet fillimisht në Komitetin për Politikë dhe Financa për diskutim, pastaj në Kuvendin e Komunës së Drenasit për miratim.