Drenasi mban konsultim publik për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës

GllogocPostuar: 15:44 / 19.03.2018

Komuna e Drenasit, përkatësisht Komisioni për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës, ka mbajtur konsultim publik me qytetarë, OJQ, shoqëri civile dhe profesionistë të cilët kontribuuan në përgatitjen sa më të mirë të propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës sa i përket Drejtorive Komunale.

Komisioni për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës sa i përket Drejtorive Komunale ka vlerësuar se pasi është shqyrtuar dhe ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa, pastaj në shqyrtimin fillestar në mbledhjen e datës 01.03.2018 të Kuvendit të Komunës, si dhe pas konsultimit me publikun përkatësisht me qytetarë, OJQ, shoqëri civile dhe profesionistë, të cilët kontribuuan drejtpërdrejt me këshilla, vërejtje në këtë propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës.

Ky ndryshim dhe plotësim i Statutit të Komunës pasi u konsultua me publikun që ka qenë obligim ligjor në bazë të Statutit të Komunës, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Drenasit. /InfoKomuna/