Drenasi me vendim për lirimin e 14 pronave publike komunale të uzurpuara

GllogocPostuar: 14:26 / 05.07.2019

Komuna e Drenasit njofton se ka dërguar 14 vendime për lirimin e pronave publike komunale të uzurpuara nga njerëz të papërgjegjshëm për disa vite rresht.

Këto vendime të Komunës së Drenasit për lirimin e pronave të uzurpuara, janë marr mbi bazën e një Komisioni Profesional i cili ka verifikuar këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh dhe ka rekomanduar që të merren masat konform legjislacionit në fuqi për lirimin e tyre.

Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji.

Ju njoftojmë se edhe ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit.

Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit.

Po ashtu i garantojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin.

Lidhur me këto raste, me mirëkuptim kërkojmë nga ana e medieve të Republikës së Kosovë, se Komuna e Drenasit nuk mund të jap informata tjera ngase mund të dëmtojnë hetimet. /InfoKomuna/

Komente: 0 Planifikimi i duhur i buxheteve komunale, parakusht për zhvillim ekonomik lokal 14:34 / 15.11.2019 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti sesionin trajnues me temën “Korniza e Financave Lokale dhe Planifikimin Financiar”, e cila kishte për qëllim analizën e situatës aktuale të kornizës së financave lokale, e po ashtu planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin financiar.
VitiKomente: 0 Vitia shënon Ditën Botërore të Diabetit 14:40 / 14.11.2019 Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje...