Drenasi vendos "policët e shtrirë" në rrugët e qytetit

GllogocPostuar: 10:43 / 14.11.2017

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjecë, është duke vazhduar me projekte të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me sigurinë e qytetarëve.

Drejtoresha e DShPE-së, Lumnije Krapi ka thënë se pengesat e vendosura të ashtuquajturave “policë të shtrirë” në rrugët që janë më të frekuentuara nga qytetarët do të ndikojnë në sigurinë e nxënësve në vendkalimet afër shkollave, këto pengesa janë vendosur pas kërkesave të qytetarëve, në mënyrë që të parandalohen aksidentet, raporton InfoKomuna.

Kjo masë emergjente është parë si e domosdoshme nga Komuna e Drenasit, për shkak të aksidentit që ndodhen para disa ditëve në Komoran, si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve që frekuentojnë atë rrugë.

Këta "policë të shtrirë" nuk pengojnë aspak shoferët që respektojnë shpejtësinë apo rregullat e komunikacionit, por ndalon veturat me shpejtësi të madhe. /InfoKomuna/