Kompania “Art Aluminium” financon bursa për studentë nga Drenasi

GllogocPostuar: 16:17 / 28.12.2017

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Art Aluminium” me seli në Fushë Kosovë, sot Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i “Art Aluminium”, Shaban Muja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për katër(4) studentët e Komunës së Drenasit.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, kompania “Art Aluminium” financon 4 bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2017-2018, ku vlera e një burse është 500 euro, trnsmeton InfoKomuna.

Kujtojmë se Komuna këtë vit ka ndarë 80 bursa prej tyre 70 janë për nivelin baechelor, ndërsa 10 për nivelin master dhe 20 bursa prej donatorëve.

Konkursi ka qenë publik i shpallur me 28.09.2017 dhe në bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna ashtu edhe nga donatorët. /InfoKomuna/