Lladrovci firmos marrëveshje për financimin e 15 bursave për studentë

GllogocPostuar: 16:40 / 14.12.2017

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për financimin e 15 bursave për studentë.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Al-Trade” me seli në Drenas, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i “Al-Trade”, Sokol Gashani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për studentët e Komunës së Drenasit.

Ne kuadër të kësaj marrëveshje, kompania “Al-Trade” financon 15 bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2017-2018 ku vlera e një burse është 500 euro.

Komuna e Drenasit këtë vit ka ndarë 80 bursa prej tyre 70 janë për nivelin baechelor, ndërsa 10 për nivelin master dhe 20 bursa prej donatorëve. Konkursi ka qenë publik i shpallur me 28.09.2017 dhe ne bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna e ashtu edhe nga donatorët.

/InfoKomuna/