Lladrovci takon koordinatorin për Grante dhe Projekte të Ambasadës japoneze në Kosovë

GllogocPostuar: 15:37 / 04.02.2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ka pritur në takim koordinatorin për grante dhe projekte nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Mark Rodiqi me të cilin ka biseduar për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në Komunën Drenasit.

Në takimin i cili u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore Kryetari Lladrovci falënderoi Ambasadën dhe popullin japonez për ndihmën e ofruar deri më tani për popullatën e Drenasit dhe shprehu interesimin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe ne të ardhmen për realizimin e projekteve në interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Rodiqi njoftoi kryetarin Lladrovci për statusin e projektit për të cilin Komuna e Drenasit ka aplikuar dhe që pritet të jetësohet së shpejti si dhe për mundësitë për projekte të reja nga të cilat Komuna dhe populli i Drenasit mund të përfitojnë në të ardhmen.

Kryetari Lladrovci konfirmoi fuqishëm përkushtimin, sinqeritetin dhe seriozitetin e tij në zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Drenasit. /InfoKomuna/