Mbahet takimi me grupin lokal të task forcës për aksionin e pastrimit të Drenasit

GllogocPostuar: 16:36 / 11.09.2018

Komuna e Drenasit ka formuar grupin lokal të task forcës për aksionin e pastrimit të Drenasit, të cilët kanë mbajtur takimin e parë, për koordinimin e punëve dhe përgjegjësive të komunës.

Gjatë takimit u diskutuan këto çështje: përcaktimi i një personi kontaktues me task forcën qendrore (koordinator lokal), përcaktimi i lokacionit për deponi të mbeturinave ndërtimore si dhe ofrimi i të dhënave për numrin e deponive ilegale të mbeturinave dhe në koordinim me task forcën e hartojnë planin për pastrimin e tyre.

Orari i aksionit për regjionin e Prishtinës, ku përfshihet edhe Drenasi, është nga data 17 deri më 30 shtator 2018.

Grupi lokal i task forcës për aksionin e pastrimit të Drenasit ka filluar mobilizimin për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.