Ndahen gjashtë motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit

GllogocPostuar: 12:16 / 22.07.2019

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën joqeveritare IADK, përkrahur GIZ-i gjerman, të premten kanë ndarë gjashtë motokultivatorë për përfituesit e projektit për bimë mjekësore aromatike.

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim të si dhe në zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me këto lloje të bimëve. Gjithashtu, organizata IADK do t’i përkrahë fermerët me këshilla teorike dhe praktike.

Me këtë rast, Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, falënderoi IADK-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përkrahje të fermerëve të Komunës së Drenasit. /InfoKomuna/