”Parku i Biznesit” në Drenas deri të dielën pa ujë të pijshëm

GllogocPostuar: 16:10 / 25.10.2018

KRU ,,Prishtina,, sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e ,,Parkut të Biznesit,, në Drenas se, duke filluar nga dita e sotme e deri të dielën, më 28 tetor 2018, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është se, në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli po zhvillohen punë të planifikuara rehabilituese të objektit. “Pasi nuk kemi alternativa të tjera, teknikisht nuk mundemi të furnizojmë ,,Parkun e Bisnesit,, me ujë të pijshëm”, thekson njoftimi i KRU “Prishtina”.

Punët e planifikuara përfshijnë rehabilitimin e rezervuarit si dhe vendosjen e një pompe të dytë. Këto punë teknike bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm të j ,,Parkun e Biznesit,, në komunën e Drenasit, sqaron njoftimi.