Përmbyllet java e rinisë në Drenas

GllogocPostuar: 15:57 / 14.09.2017

Java e rinisë në Drenas organizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme edhe sot, me ç’rast Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, kanë lëshuar një zyre në shfrytëzim Këshillit të Veprimit Rinor Lokal me rastin e Ditës së Rinisë në mënyrë që të rinjt e Drenasit të mbajnë takimet e tyre për zhvillimin e aktiviteteve në të ardhmen, njofton InfoKomuna.

Kryetari Lladrovci ka uruar ditën e Rinisë të gjithë të rinjëve të Drenasit dhe njëherit përmendi ndërtimin e një Qendre Rinore ku të gjitha aktivitetet rinore në të ardhmen do të zhvillohen në të.

Pastaj nga ora 12:00 është mbajtur një koncert festiv për shënimin e Ditës së Rinisë. Gjithashtu aktiviteti vazhdon edhe me një turnir shahu nga ora 16:30 në biblioteken e qytetit, dhe turniri i boksit nga ora 16:00 në sheshin ‘’Fehmi Lladrovci’’.