Rrugët në Drenas, të kalueshme

GllogocPostuar: 12:11 / 22.03.2018

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se pas reshjeve të borës të cilat kanë vështirësuar lëvizjet e automjeteve në komunikacion, Drejtoresha e kësaj drejtorie, Lumnije Krapi së bashku me organin mbikëqyrës dhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Drenasit janë në terren për të hapur rrugët në qendër të qytetit dhe vendbanime.

Dy kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror kanë filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të bëjnë pastrimin e rrugëve kryesore (hedhje kripe dhe rërë), atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Organi mbikëqyrës ka qenë vazhdimisht në mbikëqyrje të kompanive dhe tani të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi në terren. /InfoKomna/