Vdes një person si pasojë e vetaksidentit në Drenas
GllogocPostuar: 12:36 / 08.11.2017
Një person ka humbur jetën të mërkurën rreth orës 07:30, në rrugën nacionale Prishtinë - Pejë, te Parku i Biznesit ne Drenas, si pasojë e një vetaksidenti.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas zëdhënësit të policisë Daut Hoxha, në këtë rast tragjik është përfshirë vetëm një veturë, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë relevante.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes më të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, sidomos tash me ndryshimin e kushteve atmosferike.