Hani i Elezit dhe FSK-ja bashkërisht për reagim në rast kriza

Hani i ElezitPostuar: 15:21 / 07.02.2018

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Major Ali Vishi me bashkëpunëtorët e tij nga Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në takim u bisedua lidhur me aktivitete të cilat ndërlidhen me aspekte të menaxhimit të krizave, transmeton InfoKomuna.

Major Ali Vishi nga Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se takimi po realizohet në kuadër të aktiviteteve që kjo njësi është duke i zhvilluar me autoritetet lokale për të vlerësuar gjendjen në rast të ndonjë emergjence.

Kryetari Suma e njoftoi Major Ali Vishin se Komuna e Hanit të Elezit e ka të miratuar Planin e Menaxhimit të Krizave në të cilin janë të theksuar aktivitetet dhe përgjegjësit e të gjithë institucioneve në raste emergjente.

Mirëpo në takim u theksua se Planet e Menaxhimit të Krizave duhet në vazhdimësi të rifreskohen për të reflektuar me të gjitha ndryshimet në infrastrukturën publike.

Në këtë rast u përmendën projekte të mëdha në infrastrukturë siç është Autostrada Prishtinë –Hani i Elezit i cili ka impakt të madh në zhvillimet e përgjithshme në komunë dhe rrjedhimisht edhe në kuadër të planifikimeve në menaxhim të krizave.

Për këtë qëllim Major Ali Vishi tha se Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Kosovës dhe Komuna e Hanit të Elezit mundë të bashkëpunojnë ngushtë për të realizuar përgjegjësit që dalin nga Planin e Menaxhimit të Krizave e Komunës së Hanit të Elezit dhe Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /InfoKomuna/