Hani i Elezit dhe FSK-ja, identifikojnë fushat e bashkëpunimit

Hani i ElezitPostuar: 16:23 / 14.03.2018

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Oficerë të FSK-së, Major Berat Shala, Komandant i Batalionit të parë për reagim të shpejtë të zonës së përgjegjësisë së Gjilanit, Toger Faredin Iseni, Oficer për bashkëpunim Civilo-ushtarak dhe Toger Afrim Xhelili, Oficerë për Siguri dhe Inteligjencë nga ky Batalion, raporton InfoKomuna.

Major Berat Shala e njoftoi Kryetarin Suma se kjo vizitë po realizohet në kuadër të takimeve me kryetarët e komunave të Zonës së përgjegjësisë së Gjilanit që mbulon 15 komuna.

Takimi ka për qëllim njoftimi me aktivitetet e Batalionit të parë për reagim të shpejtë si dhe identifikimin e fushave të bashkëpunimit me komunat e kësaj zone.

Për këtë qëllim Oficerët e FSK-së me kryetarin Suma biseduan për ofrimin e bashkëpunimit,shkëmbimin e përvojave si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë.

Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Refet Kalisi dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Menduh Vlashi, kryetari Suma tha se komuna e Hanit të Elezit ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve për situata eventuale emergjente dhe do të jetë i mirëseardhur bashkëpunimi me Batalionin për reagim të shpejt përmes trajnimeve, ligjëratave apo bashkëpunimin në forma tjera që do të kontribuonin në këtë drejtim. /InfoKomuna/