Hani i Elezit tregohet i suksesshëm në ankesat e raportuara

Hani i ElezitPostuar: 16:11 / 11.04.2019

Bazuar në raportin e platformës online Ndreqe.com që mbledhë ankesat e qytetarëve për shërbime publike komunale dhe i portretizon në një hartë interaktive, Komuna e Hanit të Elezit po tregon rezultate shumë të mira.

Kjo u konfirmua nga takimi i Kryetarit të Komunës Rufki Suma me Genc Kadriu, përfaqësues nga Platforma Ndreqe .com.

Me këtë rast u tha se nga periudha e fundit e raportimit i cili ishte fundi i vitit 2018 ku ishin 24 raportime të qytetarëve, në tremujorin e parë të vitit 2019, Komuna e Hanit të Elezit ka arritur të menaxhojë me 20 raste të raportimeve të qytetarëve. /InfoKomuna/