Komuna e Hanit të Elezit dhe KFOR-i polak zotohen për bashkëpunim

Hani i ElezitPostuar: 13:56 / 08.11.2017

Kryetari i komunës Rufki Suma, priti në takim pune pjesëtarë të kontingjentit Polak të KFOR-it, JRD-s Depyti Com Maj Hubert Zukowski komandant i njësive të LMT-së i shoqëruar nga pjesëtarë të LMT-së për Hanin e Elezit LMT Com Maj Rystof Strzelecki dhe LMT CPT Jacek Pinonrczyk.

Ushtarakët Polak uruan Kryetarin Suma për rizgjedhjen e tij në mandatin e tretë për të udhëhequr me komunën e Hanit të Elezit.

Në interes të mysafirë ishin aspektet e sigurisë si dhe zhvillimet e përgjithshme në komuën e Hanit të Elezit.

Duke iu referuar këtij interesi kryetari Suma tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Kosovës, Policinë e Pikës Kufitare si dhe Policinë e vijës së Gjelbër të cilët në baza ditore e informojnë mbi gjendjen e sigurisë si dhe takimet e rregullta mujore të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Kryetari Suma e theksoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë me trupat e KFOR-it si dhe LMT-së të cilët me implementimin e disa projekteve kanë kontribuar në infrastrukturë, arsim e shëndetësi.

Përkundër faktit se komuna e Hanit të Elezit është zonë kufitare, vazhdon të mbetet një ndër komunat më të qeta dhe me numër më të vogël të incidenteve të raportuara.

Në takim u bashkëbiseduan edhe planet e bashkëpunimit të KFOR-it dhe LMT-së me komunën e Hanit të Elezit, për vitin e ardhshëm me ç’rast ishte zotim i pjesëtarëve të kontingjentit Polak të KFOR-it dhe kryetarit Suma që të identifikohen projektet ku mundë të bashkëpunojnë në të mirë të komunitetit./InfoKomuna/