Mungesa e ujit të pijes mbledh në takim të gjitha palët përgjegjëse

Hani i ElezitPostuar: 14:24 / 16.11.2017

Kërkesat e vazhdueshme si dhe shqetësimet e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, lidhur me problemin me furnizim të ujit të pijshëm për banorët e kësaj komune bëri që sot të mbahet një takim i përbashkët i të gjitha palëve që mund të ndikojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Në hapje të këtij takimi, këshilltari i Këshillit Ndërministror për Ujëra, Afrim Lajçi tha se çështja e zgjedhjes së problemit të furnizimit me ujë të banorëve të komunës së Hanit të Elezit ka tejkaluar të gjitha pritjet si të banorëve të komunës ashtu edhe të vetë palëve në këtë proces, raporton InfoKomuna.

Pavarësisht të gjitha arsyjeve, kjo çështje duhet zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur në kontekst të situatës në lidhje me integrimin e ujësjellësit të Hanit të Elezit nën autoritetin menaxhues të KUR Bifurkacioni dhe të situatës, progresit dhe vonesave të punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit të Hanit të Elezit që po zhvillohen në kuadër të projektit RWSSP.

Duke prezantuar një kronologji kohore të këtij problemi kryetari Suma tha se pas gati 10 viteve është e tepërt dhe në çdo aspekt i paarsyetueshëm që ende banorët e komunës së Hanit të Elezit problem parësorë ta theksojnë mungesën e ujit të pijshëm. Si kryetarë komune dhe si institucion kemi bërë çdo gjë që është e mundur që ky problem të zgjidhet shumë më herët, por në vazhdimësi janë parqitur probleme nga më të ndryshme dhe sot ende duhet të debatojmë këtë çështje.

Edhe Drejtori i Autoritetit Rregullator Raif Preteni tha se me shumë shqetësim kemi përcjell zhvillimet rreth implementimit të punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit të Hanit të Elezit që po zhvillohen në kuadër të projektit RWSSP.

Kjo çështje është ngritur në të gjitha nivelet e vendit dhe kjo çështje duhet zgjedhur shpejt nga se edhe Qeveria e Kosovës është bashkëfinacuese dhe do të kërkohet edhe përgjegjësi për të gjithë ata që vonojnë këtë projekt.

Ndërsa Astrit Vokshi nga Dorsch & CDI që janë duke e implementuar projektin, prezantuan situatën aktuale të fazës së parë. Ai tha se janë vendosur afër 650 ujë matës në sistemin e furnizimit nga burimi i Globoçicës.

Ndërsa aktualisht ka vonesa në rehabilitimin e fabrikës së ujit në Dimcë për shkak të procedurave të prokurimit.

Kjo vones ka penguar edhe fillimin e fazës së dytë përkatësisht vendosjes së ujëmatësve në këtë sistem të furnizimit.

Përfaqësuesi Dorsch & CDI, Alan Brown tha se urgjent do të identifikohen të gjitha problemet dhe dinamika e veprimit që ato të zgjidhen sa më shpejt.

Kryeshefi Ekzekutiv i KUR Bifurkacioni Nazif Asllani tha se sipas Marrëveshjes së Shërbimit me KUR Bifurkacioni dhe marrja nën menaxhim e sistemit të ujësjellësit të kësaj komune duhet të bëhet pasi të jenë kompletuar punimet e planifikuara me projektin RWSSP-V që janë parakusht për integrim.

Në takim palët u pajtuan që banorët që tashë janë pajisur me ujëmatës të futen në databazë dhe të fillojnë me faturimin e pagesës për ujin e hargjuar.

Ndërsa bazuar në identifikimin e problemeve si dhe afatet e zgjedhjes së tyre nga palët, është vendosur që fundi i muajit Qershor të jet afati i fundit për përfundimin e projektit dhe furnizimit me ujë për banorët e Hanit të Elezit./InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Haliti inspekton punimet në infrastrukturë 09:29 / 21.05.2018 Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë të dielën ka inspektuar punimet në ndërtimin e tribunave të fushës sportive, në fshatin Gërmovë, por edhe punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore...
Fushë KosovëKomente: 0 "Hapësirat mjedisore në Fushë-Kosovë më të pastra" 13:11 / 21.05.2018 Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë iniciativë për largimin e deponive ilegale. Largimi (pastrimi) i deponive të egra ka filluar në lagjet 028 dhe 029 të qytetit të Fushë-Kosovës.