QKMF-ja në Han të Elezit ndihmohet nga KFOR-i

Hani i ElezitPostuar: 14:55 / 04.09.2017

Pjesëtarë të kontingjentit Polak të KFOR-it të udhëhequr nga Komandanti i njësive të LMT-së Major Krzysztof Strzelecki dhe komandanti i njësisë së LMT-së në Han të Elezit Leitnant Jacek Piwowarczyk në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Hanit të Elezit dhuruan material dhe pajisje mjekësore për nevoja të QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, transmeton InfoKomuna.

Në emër të komunës së Hanit të Elezit, pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it i falënderoi drejtori i DShMS-së, Musafer Dernjani me që rast vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës së Hanit të Elezit me njësin e LMT-së./InfoKomuna/