Suma takon pjesëtarë të FSK-së, flasin për konkursin e rekrutëve të rinj

Hani i ElezitPostuar: 16:40 / 14.02.2019

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka pritur në takim pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët gjatë ditëve në vazhdim do të jenë në Komunën e Hanit të Elezit me qëllim të promovimit të konkursit për rekrutimin e rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ditës takuan shumë të rinj të Hanit të Elezit të cilëve iu dhanë informatat e nevojshme për procesin dhe afatet e konkurrimit për t'u bërë pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton InfoKomuna.

Për të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e këtij procesi në vegzën e bashkëngjitura gjeni informatat e nevojshme dhe aplikacionin për aplikim - kliko KËTU. /InfoKomuna/