Investimet kapitale në Kosovë hapin mundësi punësimi

Postuar: 09:17 / 13.09.2017

Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal në MAPL, Besim Kamberaj, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur rreth analizës mbi investimet kapitale në Kosovë, 2011- 2016.

“Kjo analizë paraqet se sa kanë investuar komunat, pra ka të bëjë me 38 komunat e Kosovës. Për secilën komunë është një pasqyrë së çka duhet të bëjnë. Është nj dokument që u ndihmon edhe për qeverisjen e ardhshme komunale”, tha ai.

Pra sipas tij secila komunë duhet të di se sa duhet të investohet. “Ka komuna që i bartin mjetet në vitin e ardhshëm. Ka komuna që të hyrat nga grantet qeveritare hyjnë në vitin tjetër fiskal”, deklaroi ai.

Kamberaj bëri me dije se buxheti për mbi investimet kapitale në Kosovë, ndryshon nga vit në vit. “Për vitin 2016, MF-ja ka ndarë të gjitha investimet në vija se ku kanë investuar komunat”, tha ai.

Komente: 0 PDK-ja, humbësja e balotazhit 23:10 / 19.11.2017 Partia Demokratike e Kosovës është humbësja më e madhe në balotazh. Ajo ka humbur katër komuna ku ishte duke udhëhequr në raundin e parë të zgjedhjeve apo ku kishte drejtimin në mandatin e shkuar.
PrishtinëKomente: 0 Abrashi: Në fund do të fitojmë 23:34 / 19.11.2017 Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është i bindur në fitore.