Investohet në lagjen e Epërme dhe në pjesë tjera të qytetit të Rahovecit

RahovecPostuar: 12:02 / 08.02.2018

Gjatë ditës së djeshme, operatori ekonomik i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit me kërkesë të Përparim Krasniqi, drejtorit i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka filluar punimet në lagjen e Epërme në qytetin e Rahovecit për vënien në funksion dhe rregullimin e një trafo të energjisë elektrike dhe infrastruktura e nevojshme, si vendosja e gypave të betonit në kanalin e hapur, për të krijuar kushte për vendosjen e trafosë nga ana e KEDS-it.

Punimet për evitimin e problemeve me kanalizim fekal kanë vazhduar në rrugën që përshkon aksin rrugorë nga qyteti i Rahoveci me fshatin Drenoc. 

Aty është bërë lidhja e kanalizimit fekal, në pjesën ku ka qenë e pa rregulluar dhe pas këtij intervenimi, tani e tutje nuk do të ketë më probleme me kanalizim për banorët të cilët kanë pasur probleme të deri me tani./InfoKomuna/