Istog: Prezantim i Propozimit të Hartës Zonale në Komunën e Istogut!

IstogPostuar: 13:02 / 16.03.2021

Komuna e Istogut në bashkëpunim me urban plus studio, organizon takim me biznese për diskutimin e hartës zonale të komunës së Istogut.

Ftohen përfaqësuesit e bizneseve të marrin pjesë në prezantimin e propozimit të Hartës Zonale e cila do të mbahet në  Shtëpinë e kulturës “Adem Jashari” (Salla e Koncerteve),më 17.03.2021, në ora 11.00 .

Takimi ka karakter pune dhe do të prezantohen kushtet e zhvillimit të ardhshëm tetëvjeçar të territorit, përfshirë ndërtimin e banimit, ndërtesave publike, ekonomike dhe të infrastrukturës.

Është e domosdoshme pjesëmarrja e bizneseve ne mënyrë që të respektohet interesi legjitim i të gjitha palëve në këtë proces.