Istogu diskuton me qytetarët Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022

IstogPostuar: 15:21 / 27.06.2019

Organizuar nga kryetari i komunës Haki Rugova dhe Komiteti për Politikë e Financa është mbajtur sot dëgjim publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale (KABK) për vitet 2020-2022.

Gjatë këtij dëgjimi publik me qytetarët Osman Sadikaj, zyrtarë kryesor financiar njoftoi rreth draft-kornizës duke ofruar detaje mbi grantet qeveritare, të hyrat vetanake komunale, si dhe projektet e planifikuara kapitale për periudhën 2020-2022.

Nga qytetarët e pranishëm në takim u dhanë propozime për investime në fusha të ndryshme duke qenë se plani strategjik për buxhet është si rezultat i nxjerr nga kërkesat e qytetarëve. /InfoKomuna/