Istogu nesër rifillon procesin mësimor

IstogPostuar: 12:40 / 22.01.2019

Komuna e Istogut njofton se që nga nesër rifillon procesi mësimor në shkollat e kësaj komune.

Siç thuhet në njoftim, gjatë takimit të sotëm të mbajtur në mes tëkryetarit të Komunës Haki Rugova, drejtorit të drejtorisë së ArsimitHajrush Shoshi si dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore tëkomunës së Istogut u arrit pajtueshmëria që procesi mësimor në komunën e Istogut duhet të rifilloj qysh nga nesër me 23.01.2019.

"Ky qëndrim unanim është arritur nga të pranishmit në mbledhje, marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë, gjithashtu kryetari Rugova apeloi që mos të politizohet ngritja e pagave nga ana e SBAShK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/