Komuna e Istogut dhe Caritasi zviceran me marrëveshje bashkëpunimi

IstogPostuar: 15:49 / 30.05.2019

Nënkryetari i komunës së Istogut, Agim Ademaj dhe drejtoresha e Caritasit zviceran në Kosovë, Vera Haag Arbenz, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik” (SUREP) në komunën e Istogut.

Projekti do t'i kushtojë vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme siç janë nënave vetushqyese me fëmijë, personave me aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare, viktimave të dhunës familjare, viktimave të trafikimit me njerëz si dhe të gjithë personat tjerë që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të veçantë në riintegrim.

Gjatë këtij projekti është paraparë një skemë grantesh ku qëllimi i kësaj skeme është të sigurojë mbështetje financiare për bizneset fillestare të personave të riatdhesuar. /InfoKomuna/