Komuna e Istogut dhe OSBE thellojnë bashkëpunimin

IstogPostuar: 14:46 / 12.03.2018

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Stefano Donatin, drejtorin e ri të zyrës regjionale të OSBE në Pejë, me të cilin bisedoj rreth të arriturave të komunës së Istogut si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të komunës së Istogut dhe misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kryetari Haki Rugova ka falënderuar Stefano Donati për vizitën që iu bë dhe e cilësoi lartë bashkëpunimin që ka komuna e Istogut me OSBE-në, raporton InfoKomuna.

Jam i kënaqur me bashkëpunimin që komuna e Istogut ka me OSBE-në dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

"Komuna e Istogut është një komunë e qetë ku jetojnë të gjitha komunitetet dhe ne si komunë jemi duke punuar në vazhdimësi për integrimin e komuniteteve pakicë", tha ndër të tjera kryetari Haki Rugova.

Ndërkaq, drejtori i ri i zyrës regjionale të OSBE në Pejë, Stefano Donati ka falënderuar kryetarin Rugova për pritjen që ju bë, duke vlerësuar bashkëpunimin që misioni i OSBE-së, zyra regjionale e Pejës ka me komunën e Istogut dhe shpreson që ky bashkëpunim i mirë i ndërsjellë të vazhdojë edhe më tutje. /InfoKomuna/