Qytetarët e Istogut kërkojnë të përfshihet infrastruktura rrugore në Buxhetin 2018

IstogPostuar: 13:56 / 28.08.2017

Komuna e Istogut ka mbajtur sot dëgjimin publik me qytetarë të kësaj komune për Draft-Buxhetin komunal për vitet 2018-2020

Me këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për këtë periudhë, për të cilat raportoi Osman Sadikaj, zyrtar kryesor financiar, raporton InfoKomuna.

Kryetari Haki Rugova ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në debat dhe shprehu gatishmërinë e tij që secilën nga këto kërkesa do të mundohet që ti plotësojë me mundësitë buxhetore që janë.

Qytetarët e pranishëm kishin kërkesa kryesisht që kishin të bënin me infrastrukturë që përfshinte rrugët lokale, kanalizimin dhe ujësjellësin. /InfoKomuna/