Tri fshatra të Istogut Lindor kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit

IstogPostuar: 09:48 / 12.09.2017

Kërrnina, Syrigana dhe Padalishta, janë tri fshatrat e vetme, në mesin e 45 fshatrave të Komunës së Istogut që ende nuk kanë rrjet të ujësjellësit.

Kërkesat e banorëve të këtyre tri fshatrave kanë qenë të vazhdueshme për nevojën e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas autoriteteve komunale ka qenë kostoja e projektit që deri tashti nuk është realizuar. Shtrirjen e ujësjellësit edhe në këto tri fshatra, e gjithashtu edhe rehabilitimin e ujësjellësit ekzistues në këtë pjesë lindore të Komunës së Istogut, Komuna synon ta bëjë me një kredi milionëshe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, në korrik të vitit 2012, për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit “soft loan”.

Komunës së Istogut i është miratuar marrja e kredisë së butë për realizmin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore të Komunës së Istogut, në vlerë prej 5 milionë e 94 mijë euro. Për këtë kredi, para disa ditësh është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.