Jashari e konsulli Rrecaj flasin për zhvillimet e përgjithshme komunale

SkënderajPostuar: 12:37 / 13.02.2018

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim konsullin në Cyrih, Visar Rrecaj. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e përgjithshme komunale, planet dhe prioritetet.

Po ashtu, konsulli Rrecaj, shprehu mundesinë e bashkëpunimit, që të ardhmen të ketë vizitë në Zvicër nga kryetari i Komunës së Skenderajt, për të promovuar mundësitë zhvillimore që ofron Komuna e Skenderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin.  /InfoKomuna/