AAK e fiton Junikun pa balotazh

JunikPostuar: 22:13 / 22.10.2017

Sipas të dhënave të prezantuara nga Demokracia në Veprim (DnV), Komuna e Junikut, nuk do të shkojë në balotazh.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kryetar i kësaj komune, Agron Kuçi, do ta drejtoj këtë komunë edhe në katër vitet e ardhshme.

Ai ka fituar 58, 36 për qind të votave, i përcjellur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 22.64 për qind, Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 12.27 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 6.68 për qind. 

MalishevëKomente: 0 Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Malishevë 11:59 / 20.02.2018 Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit, të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës janë të kalueshme dhe nuk ka probleme, përfshi edhe rrugët në fshatrat e thella malore.