Doda dhe përfaqësuesit e organizatës CDF flasin për aktivitetet e të rinjve

KaçanikPostuar: 15:46 / 12.04.2018

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Zahir Doda sot priti në takim përfaqësuesit e Organizatës CDF që përfaqësohej nga Labinot Bajrami e Vjollca Kelmendi dhe përfaqësuesit e organizatave partnere, OJQ Integra“ që përfaqësohej nga Emel Ajdini dhe organizata Cross Cultures Project Association (CCPA) – organizata implementuese për projektin BRICK (Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo – Ndërtimi i Qëndrueshmërisë te Individët dhe Komunitetet në Kosovë) që përfaqësohej nga Visar Peja.

Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e Projektit BRICK informuan drejtorin Doda dhe zyrtarët e DAK-së, Hajrush Dullovi dhe Fadil Qallaku më hollësisht rreth aktiviteteve që do të implementohen nga organizatat në fjalë me të rinjtë e Komunës së Kaçanikut.

Projekti BRICK ka për qëllim ofrimin e mundësive për zhvillimin pozitiv të të rinjve të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Kaçanikut dhe do te implementohet përgjatë periudhës 2018-2019.

Përmes zhvillimit të aktiviteteve profesionale, atyre sportive dhe kulturore, synohet që te nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme t’u ofrohen mundësi të ndryshme për zhvillim profesional dhe integrimin social të të rinjve. /InfoKomuna/