Institucionet e sigurisë dhe ato komunale dakordohen për bashkëpunime të mëtejme

KaçanikPostuar: 14:08 / 10.01.2018

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, priti në takim komandantin e Stacionit të Policisë në Kaçanik Afrim Halili me bashkëpunëtorë.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi mes policisë dhe Komunës së Kaçanikut, sidomos në fushën e mbrojtjes së pyjeve si dhe në fushën e arsimit- largimit të dukurive negative tek nxënësit.

Në takim prezantuan edhe Drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Zahir Doda si dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim Rural Fatmir Loku. /InfoKomuna/