Kaçaniku përfiton afër 4 milionë euro për financim të projekteve

KaçanikPostuar: 13:18 / 04.03.2019

Afër 4 milionë investime të buxhetit të konsoliduar të Republikës së Kosovës janë ndarë për Komunën e Kaçanikut për investime kapitale për vitin 2019. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillimjavës të drejtorëve të komunës.

Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit bëri të ditur se nga buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2019, për Komunën e Kaçanikut janë ndarë mjete në shumën 3,634, 834.00 euro (afër 4 milionë), për financimin e projekteve në vazhdim dhe disa projekteve të reja.

Ndërkohë Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, njoftoi se janë duke u përgatitur dokumentet e nevojshme për fillimin edhe të projekteve të tjera të parapara për implementim për vitin 2019, si projekti “Ndërtimi i rrugëve në fshatin Kaçanik të Vjetër”, “Rregullimi i rrugëve në fshatin Kovaçec”, “Ndërtimi i trotuarit në fshatin Bajnicë” faza e dytë, si dhe janë duke u bërë përgatitjet finale për fillimin e projektit “Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve të qytetit” projekt i cili do të implementohet me grantin e fituar falë perfomancës së mirë komunale.

Në takim po ashtu u diskutuan edhe punët dhe aktivitetet tjera javore komunale nga drejtoritë e tjera dhe sektorët komunal.

Po ashtu, ekzekutivi komunal shprehu gatishmërinë për organizimin e shënimit të 20 vjetorit të betejave të Komunës së Kaçanikut të vitit 1999, si dhe shënimin e ditëve të marsit legjendarë. /InfoKomuna/