Kaçaniku shënon Ditën e Infermierisë

KaçanikPostuar: 21:25 / 11.05.2018

Me aktivitete të shumta, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut shënuan ditën botërore të infermierisë.

Stafi mjekësor kishte dalë në bulevardin “Ismajl Raka”, duke ofruar shërbime të ndryshme mjekësore për qytetarët. Qytetarët kontrolluan diabetin, tensionin e gjakut si dhe morën këshilla të ndryshme shëndetësore, duke e Mirëpritur një aktivitet të tillë.

Stafi mjekësor u përshëndet nga Nënkryetari i Komunës Ylber Bajra si dhe nga Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka.

Nga ana tjetër për nder të kësaj dite u organizua një koktej rasti, ku Drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli dhe Kryeinfermierja Filkizare Dema, ndanë mirënjohje për të gjithë infermierët e kësaj qendre. /InfoKomuna/