Këtë pajme ka marrë Kaçaniku në prag të festës së 28 nëntorit

KaçanikPostuar: 12:22 / 27.11.2017

Në vigjilje të festës së 28 nëntorit, Komuna e Kaçanikut ka stolisur qytetin me flamuj kombëtarë.

Edhe aktivitetet tashmë janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve, ndërsa sot nga ora 11:00, do të filloj edhe aktiviteti i parë që është një orë letrare, për të vazhduar më pas me vizitën tek Shtëpia Muze e Ismajl Rakës si dhe tek Kulla e Hasanit, përcjell InfoKomuna.

Ndërsa nesër ( 28 Nëntor 2017), nga ora 11:00 të filloj programi artistik për fëmijë. Në ora 13:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e dëshmorëve, kurse manifestimi qendror do filloj nga ora 14:00 në Shtëpinë e Kulturës ‘Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.
Ftoheni për pjesëmarrje.
/InfoKomuna/