Komuna e Kaçanikut dhe Amabasada Amerikane bashkëfinancojnë projektin e HANDIKOS-it

KaçanikPostuar: 12:03 / 25.09.2017

Komuna e Kaçanikut do të mbështes me 20 % të shumës së përgjithshme, projektin “Lehtësimi i procesit të ri-aftësimit Profesional dhe mundësive të punësimit për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut” projekt i financuar nga Ambasada Amerikane ndërsa do të implementohet nga HANDIKOS - Kaçanik.

Kjo u bë e ditur në takimin e fillimjavës të ekzekutivit komunal, të cilin e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi.

Drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, tha se shuma e përgjithshme e projektit është 20 mijë dollarë, në këtë shumë komuna do të participoj me shumën 20 %.

Përmes këtij projekti synohet inkurajimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuara, ngritja e debatit qytetarë mbi nevojën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara si dhe trajnimi professional i tyre, synime që janë edhe në mesin e prioriteteve të Kryetarit Besim Ilazi për mbështetjen në forma të ndryshme të personave me nevoja të veçanta.

Në takim u bë e ditur poashtu se punimet janë duke vazhduar në rregullimin dhe asfaltimin e dhjetëra rrugëve, e disa projekte të tjera kanë hyrë në fazën finale të implementimit, kurse sot do të betonohen edhe themelet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...