Komuna e Kaçanikut dhe CDF me memorandum mirëkuptimi

KaçanikPostuar: 14:53 / 06.03.2018

Kryetari Ilazi dhe Nermin Mahmuti Drejtoresh Ekzekutive e CDF (Community Development Fund ) nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin “Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo (BRICK)”.

Ky projekt do të implementohet në të gjitha shkollat në Komunën e Kaçanikut, (cikli i mesëm i lartë) dhe nëpër shkollat e mesme në Komunën e Kaçanikut deri në fund të vitit 2019. Nxënësit përfitues do të mund të angazhohen në një apo më shumë aktivitete të organizuara nga ky projekti: trajnime për profesione të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë, përdorimit të sigurtë të internetit ,fushata vetëdijësuese , klubet e muzikës , sportit dhe teatrit. /InfoKomuna/