Komuna e Kaçanikut dhe KEDS-i koordinojnë aktivitetet

KaçanikPostuar: 10:29 / 08.03.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësues të kompanisë për furnizim dhe shpërndarje të energjisë elektrike (KEDS)të udhëhequr nga Fatos Haxhimusa - drejtor i mbrojtjes së rrjetit.

Në takim u diskutuan punimet nga ana e KED-sit që do të zhvillohen në Komunën e Kaçanikut, me qëllim të përmirësimit të rrjetit elektrik.

Kryetari Ilazi u premtoi atyre përkrahje dhe bashkëpunim, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetare.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi mes dy institucioneve për realizimin e projekteve të nevojshme. /InfoKomuna/