Komuna e Kaçanikut dhe KEDS-i vazhdojnë bashkëpunimin

KaçanikPostuar: 13:26 / 22.03.2018

Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta e bashkëpunuese, kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në takim drejtorin për bashkëpunim me institucione Avni Alidemaj dhe Ekrem Belegu Këshilltar i Drejtorit Gjeneral, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra.

Kryetari Ilazi çmoi lartë bashkëpunimin komunal me atë të KEDS-it, ndërsa shprehu gadishmërinë e komunës për përkrahje e bashkëpunime në implementimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.

Mes tjerash në takim i diskutua bashkëpunimi i komunës me nivelin qendror të KEDS-it. /InfoKomuna/