Komuna ndan 20 mijë euro për bursa të studentëve kaçanikas

KaçanikPostuar: 12:00 / 18.03.2019

Edhe këtë vit, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka ndarë 20 mijë euro për bursa të studentëve kaçanikas, për vitin akademik 2018-2019.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillimjavës udhëhequr nga kryetari Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra. Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës bëri të ditur se edhe këtë vit është hapur konkursi për të gjithë studentët, të cilët paraprakisht duhet ti plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara sipas konkursit publik, ndërsa do të përfitojnë 50 studentë.

Në takim po ashtu u diskutuan edhe aktivitetet e tjera komunale. Drejtoria e Shërbimeve publike bëri të ditur se tashmë kanë filluar përgatitjet për procedurat e nevojshme në projektet e tjera infrastrukturore, si në projektin “ ndërtimi i rrugëve në fshatin Begracë”, “Rregullimi i rrugëve në lagjen Shehler”- faza e I-rë etj.

Në takim u diskutuan edhe aktivitetet e tjera komunale të realizuara gjatë javës së kaluar si dhe planifikimet për javën që sapo kemi filluar. /InfoKomuna/