Kryetari Ilazi vizitoi banorët e fshatit Kovaqec që u rrezikuan nga shembja e dheut

KaçanikPostuar: 12:41 / 14.10.2017

Në një pjesë të fshatit Kovaqec sërish ka pasur qarje të tokës, ndërsa banorët kanë qenë në panik gjatë natës së kaluar.

Mbrëmë rreth orës 22:30, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në austradën Prishtinë-Shkupit ka ndodhur një shembje e dheut në Kovaçec të Kaçanikut, përcjell InfoKomuna.

Atyre mbrëmë u ka qënduar pranë edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i cili ndau shqetësimin e tij.

Kryetari Ilazi u siguroi atyre strehim për të qëndruar deri në marrjen e masave të tjera për siguruar jetën e banorëve të rrezikuar.

Ai kërkoi nga organet kompete të institucioneve qendrore që të marrin masat e duhura për sigurinë e banorëve. /InfoKomuna/