Kryetari Ilazi viziton punimet në dy projekte të mëdha kapitale në Kaçanik

KaçanikPostuar: 14:39 / 09.10.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Beism Ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi vendpunishten në dy projekte të mëdha kapitale në Kaçanik, projekti ” Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat: Elezaj, Duraj, Gabrricë, Prushaj, Gërlicë, Bajnicë si dhe Doganaj ( lagjet Lush, Dedaj, Gjoklar, Koxhaj, Gabrricë, Sokol, Rakaj dhe Berishë) si dhe projekti “ Sanimi, rekonstruimi dhe shtimi i kapaciteteve ujore për sistemin ekzistues për furnizim me ujë për 9 fshatrat e Komunës së Kaçanikut”.

Në këtë janë të përfshira fshatrat Nikaj, Rekë, Dubravë, Soponicë, Doganaj, Elezaj, Koxhaj, Sllatinë, dhe Kaçanik i Vjetër, përcjell InfoKomuna.

Kryetari Ilazi vlerësoi ecurinë e punimeve në këto projekte, ndërsa shtoi se këto dy projekte madhore në Komunën e Kaçanikut do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien e qytetarëve të këtyre fshatrave.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani, tha se këto projekte tashmë kanë hyrë në vlugun e punimeve, ku sa i përket projektit të ujësjellësit punimet janë duke vazhduar në shtrirjen e gypit furnizues prej peshores kryesore në drejtim të rezervarit në drejtim në Nikaj dhe Soponicë.

Ndërkohë sa i përket projektit të rregullimit të kanalizimit, punimet janë duke u zhvilluar në segmentet në drejtim të fshatit Gerlicë e Epërme dhe koxhaj e Gjoklar.

Projekti i ndërtimit të kanalizimit do të kushtoj 300 e 12 mijë euro. Ky projekt është financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut, ndërsa projekti i rregullimit të ujësjellësit do të kushtoj afër një milion euro, investim i tërësishëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /InfoKomuna/