Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Kaçanikut mbahet më 20 dhjetor

KaçanikPostuar: 15:23 / 12.12.2017

Mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës Kaçanik, do të mbahet më 20.12.2017.

Mbledhja i fillon punimet në ora 10:00 , në sallën e kuvendit, në katin e III-të të objektit të administratës komunale, njofton InfoKomuna.

Në këtë mbledhje do të bëni Betimin dhe nënshkruani Deklaratën Solemne për marrjen zyrtarisht të detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës Kaçanik.

Mbledhjen do ta hapë, Kryetari në detyrë i Komunës, Besim Ilazi, pastaj për pikët tjera, mbledhja zhvillohet ashtu siç është përcaktuar në rend pune.

Rendi i Ditës i propozuar për Seancën Inauguruese, të datës: 20.12.2017

1. Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës,

2. Fjala mirëseardhëse e Kryetarit të Komunës ( në detyrë),

3. Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës,

4. Dhënia e Betimit solemn e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit të Komunës,

5. Dhëna e Betimit solemn e Kryetarit të zgjedhur të Komunës, Besim Ilazi,

6. Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës,

7. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës,

8. Fjala përshëndetëse e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, dhe

9. Mbyllja e mbledhjes.

/InfoKomuna/