Qytetarët e Kaçanikut me vetë iniciativë rregullojnë disa parqe
KaçanikPostuar: 13:30 / 18.05.2020
Iniciativat qytetare kohëve të fundit, dëshmuan se puna vullnetare çdo herë është në dobi të vet banorëve.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë vizitoi nga afër disa parqe e hapësira publike të cilat janë rregulluar me vetë iniciativë të qytetarëve.
Kryetari Ilazi tha se këto iniciativa janë heroizmi i kohës në të cilën po jetojmë. Me materiale të nevojshme pune janë përkrahur shumica e aktiviteteve nga komuna e Kaçanikut. /InfoKomuna/