Shkolla Fillore “Emin Duraku” me planin më të mirë zhvillimor në Kaçanik

KaçanikPostuar: 12:07 / 31.08.2017

Shkolla Fillore “Emin Duaku” në Kaçanik, është shpërblyer nga GIZ/CDBE (Zhvillimi i kapaciteteve në Arsim Fillor), për planin më të mirë zhvillimor të shkollës, transmeton InfoKomuna.

Në takimin e organizuar sot, zyrtarët komunal për arsim Hajrush Dullovi e Gafurr Guri, falënderuan GIZ-in gjerman që është duke dhënë në vazhdimësi një kontribut të madh në fushën e arsimit në Kaçanik, ndërsa uruan arsimtarët dhe shkollat pjesëmarrëse në aktivitetet e GIZ-it, duke shpresuar që të gjitha këto do të reflektojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Nga ana tjetër zyrtarja e GIZ-it, Lirije Lokaj, tha se GIZ-i edhe këtë vit do të mbështes Komunën e Kaçanikut në fushën e arsimit, ndërsa inkurajoi shkollat që të vazhdojnë të punojnë në planet zhvillimore për vitin e ardhshëm.

Në garën për Planin më të mirë Zhvillimor e para doli Shkolla Fillore “Emin Duraku”, e dyta ShF “7 Shtatori”, e treta ShF “ Jusuf Gërvalla”, e katërta ShF “ Idriz Seferi”, e pesta ShF “Avdylgafurr Luma”, e gjashta ShF “ Qamil Ilazi”, e shtata ShF “ Nazmi Osmani”, e teta ShF “Kadri Zeka”, e nënta ShF “Dituria”, e dhjeta ShF “ Naim Frashëri”, ndërsa e njëmbëdhjeta është ShF “Agim Bajrami”.

Të gjitha shkollat u shpërblyen me disa materiale të nevojshme shkollore. /InfoKomuna/